Sot në Bruksel do të mbahet takimi i radhës në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Kosovën do ta përfaqësojë kryenegociatori, njëherësh zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi.
Sipas një njoftimi, Bislimi ka udhëtuar të mërkurën për në kryeqendren evropiane.
“Ai do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara i 21 tetorit”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e ekzekutivit thuhet se ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, “ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve”.