RTV AHIRETI
Kuzhinë

Pesë truqe për bërxolla të shijshme

pese-truqe-per-berxolla-te-shijshme

Kur ta nxirrni mishin nga frigoriferi, lëreni pak të qëndrojë në temperaturë dhome para se të filloni ta fërgoni. Erëzat lërini drejtpërdrejt para përgatitjes

Mishin e përgatitur lëreni pak të qëndrojë para se ta prisni.

Në vijim po ju japim disa këshilla se si duhet të përgatitni mishin, transmeton Telegrafi.

1 – Kur ta nxirrni mishin nga frigoriferi, lëreni pak të qëndrojë në temperaturë dhome para se të filloni ta fërgoni. Nëse menjëherë e qitni në tigan, ndërkaq dëshironi bërxollë mesatarisht të pjekur, rrezikoni që përbrenda të mbetet e papjekur.

2 – Qitni erëza drejtpërdrejt para përgatitjes, sepse nëse e bëni këtë veprim disa orë më parë, bërxollat mund të mbeten të thata.

3 – Gjatë fërgimit, mos e shponi mishin me pirun me qëllim që ta rrotulloni, sepse në atë mënyrë lëngjet dalin dhe bërxollat do të bëhen më të thata.

4 – Mos u frikësoni nga nxehtësia, ndonjëherë është e domosdoshme që ta nxehni tiganin në temperatura të larta, për shembull kur dëshironi t’i bëni kërcëlluese koret e bërxollës së pulës apo të viçit. Gjithashtu kur fërgoni dhe piqni mish, mos e mbushni tiganin, sepse do të ftohet tepër dhe nuk do të qarkullojë mjaft nxehtësi përreth mishit.

5 – Kur mishi të jetë gati, lëreni të qëndrojë 5 – 10 minuta para prerjes, sepse ashtu lëngjet të cilat gjatë zierjes “kanë ikur” pas shpimit të bërxollës, do të kthehen në qendër. /Telegrafi/

The post Pesë truqe për bërxolla të shijshme appeared first on Telegrafi.

Related posts

Toptha energjie nga çokollata me lajthi dhe fara lulëkuqeje

admin6

Supë me kocka: Për shkak të një gabimi, vitaminat dhe mineralet humbasin

rezart morina

‘Nuggets’ pule nga furra: Kafshata të mrekullueshme të cilat nuk harrohen lehtë!

admin