RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani bën thirrje për “hetim ndërkombëtar” për përdorimin e armëve të ndaluara nga Izraeli

irani-ben-thirrje-per-“hetim-nderkombetar”-per-perdorimin-e-armeve-te-ndaluara-nga-izraeli

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi ka bërë thirrje për krijimin e një “hetimi të posaçëm ndërkombëtar” për përdorimin e armëve të ndaluara nga Izraeli në Gaza, transmeton Anadolu.

Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA raporton se Raisi u adresua gjatë një samiti virtual të grupit BRICS të ekonomive në zhvillim, që u mbajt në selinë e organizatës në Afrikën e Jugut.

Presidenti iranian tha se mizoritë izraelite në Rripin e Gazës janë tregues i rënies morale të Perëndimit.

“Sot e gjithë bota është në një luftë, ndërsa ne jemi dëshmitarë të drejtpërdrejtë të dhunës dhe krimit të paprecedentë të kryer kundër Palestinës në Gaza. Ajo që po ndodh në Gaza këto ditë zbulon qartë padrejtësinë e sistemit ndërkombëtar perëndimor. Çështja e Gazës është çështje njerëzore dhe drejtësie”, tha ai.

Raisi argumentoi se Izraeli dhe mbështetësit e tij jo vetëm që shkelin njerëzimin, moralin dhe ligjin, por gjithashtu përpiqen të mashtrojnë opinionin publik botëror me dezinformata.

Related posts

Londra arreston përsëri aktivisten suedeze Greta Thunberg!

admin

“Eliot Engel mbetet hero në Kosovë”, kongresmeni amerikan Keith Self: Prishtina, kyçe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

admin

Pas vendimit të GJND-së, Netanyahu afirmon “përkushtimin e shenjtë” për të mbrojtur Izraelin

admin