RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shfaqet “momenti i fatkeqësisë” së përjetuar nga civilët në ambulancë gjatë sulmit të Izraelit në Gaza – VIDEO

shfaqet-“momenti-i-fatkeqesise”-se-perjetuar-nga-civilet-ne-ambulance-gjate-sulmit-te-izraelit-ne-gaza-–-video

Në disa kamera janë shfaqur sulmet ajrore të ndërmarrë nga ushtria izraelite, ndërkohë që ambulancat evakuonin civilët e plagosur në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Ushtria izraelite kreu një sulm ajror në afërsi të ambulancave të cilat po evakuonin civilë të plagosur të zhvendosur mbi rrugën Salahaddin në lindje të lagjes Zeitun në Gaza.

Në pamjet e siguruara nga Anadolu, në ngjarje vërehet se shumë ambulanca me civilë dhe të plagosur brenda u kapën papritur në sulmin ajror ndërsa ndodheshin për evakuim.

Në momentet e fatkeqësisë që shfaqet në kamera amatore, personat brenda një ambulance përfshihen në panik pasi një raketë bie shumë pranë dhe në zonë ngrihet tymi si pasojë e sulmeve.

Po ashtu dëgjohen britmat e grave dhe fëmijëve brenda ambulancës së prekur nga sulmet.

Në pamje vërehen se edhe disa automjete civile në rrugë të përfshira nga flakët.

Related posts

Jordania, Katari dhe Arabia Saudite dënojnë sulmin e forcave izraelite në xhaminë Al-Aksa

admin

Tre dëshmorë që nga mëngjesi: Një grua vritet nga plumbat e okupimit në Beit Lahia

RTI

Merz: Gjermania po përgatitet për ndryshim transatlantik, shpreson që SHBA-ja të mbetet partnere

admin