RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjendet vetura që dyshohet se u përdor në grabitjen e argjendarisë në Suharekë

gjendet-vetura-qe-dyshohet-se-u-perdor-ne-grabitjen-e-argjendarise-ne-suhareke

Policia e Kosovës ka gjetur veturën e cila dyshohet se është përdorur në grabitjen e së mërkurës në një argjendari në Suharekë.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani bëri të ditur për Teve1.info se vetura është gjetur në fshatin Jezerc.

“Mund të konfirmoj se sot në orët e pasdites pas hetimeve të zhvilluara, në fshatin Jezerc është gjetur vetura e cila dyshohet se ishte përdorur në rastin e grabitjes në Suharekë. Njësitet relevante policore janë duke kryer ekzaminimin e veturës, për të vazhduar me konfiskimin dhe procedurat e mëtejme hetimore”, deklaroi Kelani.

Pasditen e së mërkurës, katër persona kanë kryer një grabitje të armatosur në një argjendari në Suharekë, me ç’rast dy policë kanë pësuar lëndime.

Të dyshuarit ende nuk janë identifikuar nga Policia dhe gjenden në arrati.

Related posts

Ukrainë, një vajzë 2-vjeçare vritet në një sulm rus me raketa

admin

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës

admin

Familja e saj ngriti alarmin pas 27-vjeçarja u zhduk, si gjurmua vendndodhja e kryebashkiakes së Ekuadorit që u gjet e vdekur! Brigitte Garcia dhe këshilltari i saj u qëlluan nga brenda mjetit

admin