RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Suedi, lideri i ekstremit të djathtë propozon konfiskimin dhe prishjen e xhamive në vend

suedi,-lideri-i-ekstremit-te-djathte-propozon-konfiskimin-dhe-prishjen-e-xhamive-ne-vend

Lideri i partisë së ekstremit të djathtë në Suedi, Jimmie Akesson, propozoi të shtunën ndalimin e ndërtimit të xhamive të reja dhe prishjen e atyre ekzistuese në vend, raporton Anadolu.

Lideri i demokratëve suedezë, Akesson, i cili mbështet qeverinë e koalicionit të kryeministrit Ulf Kristersson në Suedi, tha në një aktivitet në qytetin juglindor të Vasteras se migrantët nuk duhet të kenë të drejtë të ndërtojnë xhami të reja.

Akesson, i shqetësuar nga protestat anti-izraelite dhe mbështetja e mediave suedeze për Palestinën, tha se protestat e kanë origjinën nga xhamitë, duke sugjeruar kështu prishjen e tyre.

Ai gjithashtu kërkoi ndalimin e ndërtimit të xhamive të reja.

“Në afat të gjatë, ne duhet të fillojmë konfiskimin dhe prishjen e xhamive nga të cilat buron propaganda antidemokratike, anti-suedeze, homofobike dhe antisemitike”, tha Akesson.

Demokratët suedezë, me rrënjë naziste, u bënë partia e dytë më e madhe në Parlament pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të kaluar.

Related posts

Peshkopi palestinez: Sulmet izraelite kundër të krishterëve po rriten

Muhamet Ramadani

“Gjaku derdhej kudo, por…”- Donald Trump rrëfen për herë të parë momentet e atentatit: Nëse do kisha lëvizur kokën, nuk do isha këtu sot!

admin

Nga aborti, tek ekonomia, qëndrimet kontradiktore të Donald Trump dhe Kamala Harris përpara debatit të tyre të parë

admin