RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli përsërit kërkesën që palestinezët në Gaza të lëvizin vetëm në jug

izraeli-perserit-kerkesen-qe-palestinezet-ne-gaza-te-levizin-vetem-ne-jug

Ushtria izraelite të dielën përsëriti kërkesën e saj që palestinezët në Rripin e Gazës duhet të lëvizin vetëm në jug, veçanërisht gjatë pauzës aktuale humanitare katër-ditore, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee publikoi ​​”një mesazh të përsëritur dhe të rëndësishëm për banorët e Rripit të Gazës gjatë periudhës së pezullimit të përkohshëm të operacioneve ushtarake”.

Banorët e Gazës duhet të “lëvizin në jug të Rripit të Gazës”, tha ai, duke i paralajmëruar ata “të mos përpiqen të kalojnë në veri të Rripit të Gazës, sepse është zonë lufte”.

Adraee paralajmëroi gjithashtu se “hyrja në det është e ndaluar” si dhe “afrimi në kufirin midis Gazës dhe Izraelit në një distancë prej një kilometër”.

“Izraeli nuk do të lejojë asnjë lëvizje nga Rripi jugor i Gazës në veri”, theksoi ai.

Izraeli fillimisht ftoi banorët e Rripit të Gazës veriore të lëvizin në jug menjëherë pas fillimit të konfliktit më 7 tetor, pavarësisht paralajmërimeve se një migrim i tillë masiv do të çonte në një fatkeqësi humanitare. Shumë vepruan, duke shpresuar se jugu do të ishte më i sigurt, por edhe në Rripin jugor të Gazës kishte sulme të shpeshta dhe vrasje të civilëve.

Related posts

Konferencë ndërkombëtare në Hagë për Ukrainën, më shumë se 40 vende kërkojnë që Rusia të vihet para përgjegjësisë ligjore

admin

Ish-shefi i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

admin

Milanoviç: Shqipëria meriton të bëhet pjesë e BE-së

Muhamet Ramadani