RTV AHIRETI
Lajme

Kosovë, myftiu Tërnava priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralin Özkan Ulutaş

kosove,-myftiu-ternava-priti-ne-takim-komandantin-e-kfor-it,-gjeneralin-ozkan-ulutas

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Myftiu Naim Tërnava, ka pritur në takim komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralin Özkan Ulutaş, transmeton Anadolu.

Siç njofton BIK-u, kryemyftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës e më pas e uroi gjeneralin Özkan Ulutaş për marrjen e detyrës në misionin e KFOR-it, duke i dëshiruar kështu punë të suksesshme.

Më pas Tërnava e njohu gjeneralin Ulutaş me historikun, veprimtarinë dhe punët e BIK-ut, me theks të veçantë në fushën e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare dhe ndëretnike, duke shtuar se BIK-u mbetet i përkushtuar që të vazhdojë kontributin e saj në këtë drejtim, gjithnjë në koordinim me miqtë.

Myftiu Tërnava edhe me këtë rast, shprehu falënderimet e tij për ndihmën dhe mbrojtjen që ka dhënë misioni i KFOR-it në Kosovë.

Nga ana e tij, gjenerali Özkan Ulutaş, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, e më pas shprehu urimet dhe përgëzimet e tij për rizgjedhjen e Myftiut në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës edhe për një mandat, duke i dëshiruar kështu punë të mbarë.

Gjenerali Ulutaş vlerësoi lart punën dhe angazhimin që ka institucioni i BIK-ut për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, duke vlerësuar kështu harmoninë ndërfetare, tolerancën dhe bashkëjetesën ndërmjet gjithë qytetarëve pa dallim.

Komandanti theksoi se misioni i KFOR-it eshte krijimi i sigurisë për të gjithë qytetarët, në mënyrë që të jetojnë në paqe e harmoni dhe bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it, Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe bashkësive të tjera fetare në vend, do të vazhdojë edhe më tej në ndërtimin e paqes në Kosovë.

Related posts

Palestinë: Këtu janë zhvillimet kryesore gjatë natës

admin

“Pentagoni ka kryer mbi 5 mijë sulme kibernetike kundër Rusisë që nga fillimi i vitit”

admin

Kurti: Në ShBA kërkova më shumë trysni ndaj Serbisë për Radoiçiqin

RTI