RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti merr pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë, krah Ramës e Begajt

kurti-merr-pjese-ne-ceremonine-e-ngritjes-se-flamurit-ne-vlore,-krah-rames-e-begajt

Ceremonia zyrtare për 111 vjetorin e pavarësisë ka nisur në qytetin e Vlorës, ku është bërë ngritja e flamurit dhe vendosja e kurorave me lule në monumentin e Ismail Qemalit.

Kryeministri, Albin Kurti po merr pjesë krah presidentit shqiptar, Bajram Begaj, kryeministrit, Edi Rama dhe kryekuvendares, Lindita Nikolla.

Të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe qytetarë të shumtë, të cilët kanë sfiduar edhe kushtet atmosferike dhe reshjet e shiut.

Ndryshe, Shqipëria sot feston 111–vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamurit.

Related posts

Sulmet izraelite vrasin 34 të tjerë në Liban, numri total rritet në 2.100

Irfan Jahiu

OKB dënon sulmin ajror në Sudan ku humbën jetën 22 persona

admin

Rrëshqitjet e dheut në Indi shkaktojnë 166 viktima, mbi 200 të tjerë të zhdukur

admin