RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Në territoret e pushtuara të Palestinës janë dokumentuar 427 sulme ndaj shërbimeve shëndetësore”

“ne-territoret-e-pushtuara-te-palestines-jane-dokumentuar-427-sulme-ndaj-sherbimeve-shendetesore”

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se në territoret e pushtuara palestineze janë dokumentuar 427 sulme ndaj shërbimeve shëndetësore për periudhën 7 tetor-28 nëntor, transmeton Anadolu.

Në një postim përmes platformës së medias sociale X të OBSH-së thuhet se “OBSH-ja ka dokumentuar 427 sulme ndaj shërbimeve shëndetësore në territoret e pushtuara palestineze për periudhën 7 tetor-28 nëntor. Sulmet kanë rezultuar me 566 vdekje dhe 758 plagosje”.

Nga këto, 203 prej sulmeve janë kryer në Rripin e Gazës ndërsa 224 prej tyre në Bregun Perëndimor nën pushtim, thuhet në postimin ku bëhet e ditur se shërbimet shëndetësore dhe civilët duhet të mbrohen në mënyrë aktive.

Related posts

Rubio: Çdo marrëveshje me Iranin nuk duhet të kundërshtojë interesat e partnerëve amerikanë

admin

Rubio shpreson për plan të përbashkët Izrael-Liban pas bisedimeve të udhëhequra nga SHBA-ja

Hevzi

Muslimanët në mbarë botën mirëpresin Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Muhamet Ramadani