RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjendet i vdekur një person në Gjilan, dyshohet se u hodh te penda e Livoçit

gjendet-i-vdekur-nje-person-ne-gjilan,-dyshohet-se-u-hodh-te-penda-e-livocit

Mëngjesin e së shtunës një person është gjetur i vdekur në Gjilan.

Policia ka thënë se dyshohet se personi është hedhur në ujë tek penda e fshatit Livoç.

Viktima ka qenë rreth 50 vjeç.

“Sot me datën 02.12.2023 rreth orës 06:30 kemi pranuar informacion se një person dyshohet të ketë kryer vetëvrasje duke u hedhur në ujë tek penda e fshatit Livoç. Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima mashkull i vitit të lindjes 1971 është pa shenja jete”, ka thënë Policia.

Njësitë policore kanë nisur hetimet për ndriçimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin në koordinim me prokurorin e shtetit.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Related posts

Azerbajxhani reagon ndaj deklaratave pro Armenisë të presidentit francez

admin

Shtyhet sërish votimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për rezolutën e Gazës

admin

Mikpriti refugjatët, UNESCO nderon Merkel me çmimin e paqes

admin