Mark Regev, një këshilltar i lartë i Netanyahut, thotë se Izraeli nuk dëshiron t’i shohë civilët e Gazës të kapur në zjarr, ndërsa kërkon të përmbushë premtimin e tij për të zhdukur Hamasin.
“Izraeli po synon Hamasin, një organizatë brutale terroriste që ka kryer dhunën më të tmerrshme kundër civilëve të pafajshëm. Izraeli po bën përpjekje maksimale për të mbrojtur civilët e Gazës”, këmbënguli Regev.
Kur lufta të përfundojë, Izraeli do të kërkojë një “zarf sigurie” me zona dhe marrëveshje speciale për të parandaluar pozicionimin e Hamasit në kufirin e tij, tha ai. /mesazhi