RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numri i vdekjeve nga sulmet izraelite në Gaza rritet në 16.248, përfshirë 7.112 fëmijë

numri-i-vdekjeve-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza-rritet-ne-16248,-perfshire-7.112-femije

Numri i vdekjeve palestineze nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës ka arritur në të paktën 16.248, transmeton Anadolu.

Zyra për media e qeverisë në Rripin e Gazës njoftoi se numri i viktimave përfshin 7.112 fëmijë dhe 5.885 gra, ndërkohë më shumë se 43.616 palestinezë janë plagosur.

Sipas zyrës për media, rreth 7.600 persona mbetet të pagjetur.

Izraeli nisi sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë në sulmin e Hamasit ishte rreth 1.200.

Related posts

Konferencë e tensionuar në Shtëpinë e Bardhë/ Zëdhënësja e shtypit tregon nëse Presidenti Biden vuan nga Parkinsoni

admin

OBSH: Vetëm 10 nga 36 spitalet në Gaza ofrojnë pjesërisht shërbim

admin

Kështu cyten Emiratet për të sulmuar Iranin, pikërisht në këtë vend

Muhamet Ramadani