RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Të pastrehët në Kosovë ende pa zgjidhje, vlerësohet se po u shkelet e drejta

te-pastrehet-ne-kosove-ende-pa-zgjidhje,-vleresohet-se-po-u-shkelet-e-drejta

Shteti ende nuk ka një strategji se si të trajtojë personat e pastrehë. E sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut këtyre personave po u shkelen të drejtat. Edhe qytetarët kërkojnë një zgjidhje për këtë kategori.

Persona të cilët nuk kanë të siguruar një strehim dhe jetojnë në kushte jo të dinjitetshme, ka shumë.

Ata shpeshherë strehohen në hapësira të ndryshme të cilat paraqesin rrezik edhe për shëndetin etyre.

E për qytetarët e Prishtinës një gjë e tillë është shqetësuese andaj edhe po kërkojnë një strehim për ta nga ana e institucioneve.

E nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut thonë se këtyre personave po u shkelen të drejtat.

“Në rastet kur kemi persona të pastrehë mund të themi që po u shkelet njëra prej të drejtave të tyre më elementare pra sigurimi dhe të pasurit e një strehe të sigurt dhe në kuadër të standardeve në të cilat do të duhej të jetontë një përson apo edhe një familje”, thotë Valentina Demolli nga KMDLNJ.

Ndonëse institucionet ende nuk kanë arritur ta sigurojnë një zgjidhje për këtë problematikë, Valentina Demolli nga ky këshill thotë se ka ligje të cilat prekun dhe ofrojnë një rrugë zgjidhje ose ofrim të disa shërbimeve për këtë kategori.

“Ligji për shërbime sociale dhe familjare i cili në vetvete ua jep të drejten dhe i obligon Qendrat për punë Sociale te cilat janë përgjegjëse sipas ligjit në fuqi që të ofrojnë shërbime sociale dhe profesionale pra në komuna përkatëse”, deklaroi ajo.

Televizioni ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës, statistika se sa persona janë të pastrehë dhe se cila është strategjia për largimin e tyre, por që nuk kanë qenë të çasshëm deri në publikimin e kësaj kronike.

Related posts

Banka Botërore miraton 1.69 miliardë dollarë për Pakistanin e goditur nga përmbytjet

admin

Shefi i OKB-së: Në Gaza askush nuk ka mjaftueshëm për të ngrënë

admin6

Vrasjet e grave, Kurti: Ka dështuar sistemi gjyqësor dhe prokurorial

admin