RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite bombardon shkollën në jug të Gazës ku ishin strehuar palestinezët e zhvendosur

ushtria-izraelite-bombardon-shkollen-ne-jug-te-gazes-ku-ishin-strehuar-palestinezet-e-zhvendosur

Të paktën pesë persona u vranë në sulmin që ushtria izraelite kreu ndaj një shkolle në jug të Gazës ku ishin strehuar palestinezët e zhvendosur, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, forcat izraelite përgjatë natës kanë shënjestruar qytetin Khan Younis në jug të Gazës.

Si pasojë e bombardimit të ushtrisë izraelite ndaj një shkolle ku ishin strehuar palestinezë të zhvendosur, thuhet se u vranë të paktën pesë palestinezë, si dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Raportohet se katër persona u vranë si pasojë e goditjes ndaj shtëpisë së familjes palestineze “Abu Nasr” nga forcat izraelite në perëndim të Khan Younis gjatë natës.

Gjithashtu theksohet se shumë persona janë vrarë për shkak të bombardimit të një zone të banuar me civilë nga avionët luftarakë izraelitë në afërsi të spitalit Kuvajtian në Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Related posts

Mbyllen aeroportet në disa qytete evropiane për shkak të akullit

admin

Joe Biden rezulton pozitiv me Covid-19, Presidenti amerikan anulon konferencën në Las Vegas

admin

Presidenti Erdogan dënon vuajtjet e civilëve në Iran, kërkon armëpushim

Kushtrim Guraj