RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Këshilli i Evropës i bën thirrje Italisë që të garantojë shpëtimin e emigrantëve në det

keshilli-i-evropes-i-ben-thirrje-italise-qe-te-garantoje-shpetimin-e-emigranteve-ne-det

Komisarja e Këshillit Evropian për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviq, ka kërkuar nga Italia të garantojë shpëtimin e emigrantëve në vështirësi në det, transmeton Anadolu.

Në një raport të shkruar pas vizitës së saj në Romë në muajin qershor, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA, Mijatoviq ka theksuar shqetësimin e Këshillit në lidhje me nevojën që Italia t’i përmbahet angazhimit të saj ndaj përpjekjeve humanitare në Mesdhe.

“Italia duhet të sigurojë që kapaciteti i mjaftueshëm dhe i përshtatshëm i kërkim-shpëtimit mund të vendoset për të ofruar ndihmë në kohë dhe në mënyrë efektive për njerëzit, përfshirë refugjatët, azilkërkuesit dhe emigrantët në vështirësi në det”, tha raporti.

Raporti kërkonte në mënyrë specifike shfuqizimin e ligjeve që pengojnë operacionet e shpëtimit të kryera nga organizatat e shoqërisë civile (OSHC) në Mesdheun jugor. Po ashtu ai thekson rëndësinë e trajtimit të OSHC-ve si entitete të angazhuara në punë humanitare në vend të kriminalizimit të përpjekjeve të tyre.

Një paralajmërim në raport përqendrohet në marrëveshjen e nënshkruar midis Italisë dhe Shqipërisë më 6 nëntor, që i lejon Italisë të krijojë dy qendra emigrantësh në territorin shqiptar. Mijatoviq shprehu shqetësimin se marrëveshja nuk ofron garanci adekuate lidhur me të drejtat e njeriut.

Mijatoviq në muajin shkurt i kërkoi qeverisë së koalicionit të krahut të djathtë të Italisë, të udhëhequr nga kryeministrja Giorgia Meloni, të tërheqë një rregullore të paraqitur në muajin janar. Rregullorja synonte të kufizojë operacionet e shpëtimit të anijeve të drejtuara nga organizatat joqeveritare të përfshira në shpëtimin e emigrantëve të parregullt në Mesdhe.

Qeveria e koalicionit, e cila mori pushtetin në tetor të vitit 2022, zbatoi rregullore të dizajnuara për të kufizuar mbërritjet e parregullta të emigrantëve dhe aktivitetet e organizatave joqeveritare të përfshira në operacionet e shpëtimit të emigrantëve në Mesdhe.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga 1 janari deri më 14 dhjetor të këtij vitit gjithsej 153.407 emigrantë të parregullt kanë mbërritur në Itali përmes detit.

Në vitin 2022, rreth 104 mijë emigrantë të parregullt arritën në Itali përmes detit.

Related posts

Hong-Kongu, 500 mijë bileta avioni falas për të joshur turistët

admin

Biden: marrja e Khersonit një fitore domethënëse për Ukrainën

admin

Lajçak takon ambasadorët në Kosovë, i informon për atë që po ndodhë me dialogun

rezart morina