Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që ka marrë nga një therje me thikë në Dobërçan të Gjilanit.
Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sontme.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit të qytetit, por nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve të marra.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.
“Me datën 16.12.2023 rreth orës 21:00 kemi pranua informacion se një person mashkull kosovar nga fshati Dobërçan është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë. Viktima nuk ka arritur që të u përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në lidhje me këtë rast zyrtarët policor kanë arrestuar një të dyshuar. Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë Osmani.