RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Antidroga aksion në Prishtinë – Arrestohen tre persona dhe konfiskohet kokainë, marihuanë e ekstazi

antidroga-aksion-ne-prishtine-–-arrestohen-tre-persona-dhe-konfiskohet-kokaine,-marihuane-e-ekstazi

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se përdorin, shesin dhe blejnë substanca narkotike.

Policia thotë se të dyshuarit janë arrestuar pas një operacioni policor që ka zgjatur me muaj.

I arrestuari i parë me inicialet L.H., është arrestuar pasi që dyshohet se është marrë me aktivitete të kundërligjshme në Prishtinë.

Atij iu janë gjetur substanca të ndryshme narkotike, kokainë, ekstazi, hashash, marihuanë, disa qese plastike, para të gatshme, dhe pajisje tjera.

“I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, përderisa njësitet kompetente dhe ato të forenzikës rajonale në Prishtinë kanë kryer proceduarat e vend shikimit, fotografimin dhe evidentimin provave materiale për procedurë të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar edhe dy persona të tjerë në dyshimin për “posedim dhe shitje të pa autorizuar të narkotikëve”.

Të dyshuarve iu është një sasi e drogës, dy peshore digjitale, dhe një çantë me qindra lloje të ndryshme për paketim të narkotikëve.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Related posts

Sulmet iraniane në Izrael, zyrtari i lartë: Rusia ishte vënë në dijeni të goditjeve të sotme! Teherani informoi edhe SHBA-të pak para hedhjes së raketave

admin

Sulmet izraelite në Gaza, vriten tre djemtë e liderit të Hamasit

admin

Haaretz: Lufta, pasoja të rënda psikologjike në Izrael!

Kushtrim Guraj