Këshilltarja lokale e BE-së, austriakja Kati Schneeberger, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të mos i pranojë zgjedhjet në Serbi.
Ajo përmes një postimi në X ka thënë se është koha që të mbështetet lëvizja demokratike në Serbi.
Schneeberger i ka bërë thirrje shefit për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell, Presidentes së Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen dhe të dërguarit për dialog, Mirosllave Lajçak që ndalojnë mbështetjen ndaj Vuçiqit.
Zgjedhjet paralamnetar të Serbisë, ku partia e presidentit aktual Vuçiq, doli fituese janë kritikuar nga organizatat ndërkombëtare që kanë monitoruar procesin.
Edhe Gjermania ka reaguar duke i cilësuar si të “papranueshme” parregullsitë për një shtet që synon anëtarësimin në BE