RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 300 mijë njerëz të zhvendosur në shpërthimin e luftimeve në Sudan

te-pakten-300-mije-njerez-te-zhvendosur-ne-shperthimin-e-luftimeve-ne-sudan

Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM) ka bërë të ditur se 300 mijë njerëz po ikin nga qyteti i dytë më i madh i Sudanit, Wad Madani, në valën e fundit të shpërnguljeve në shkallë të gjerë pasi luftimet u përhapën në të gjithë rajonin, transmeton Anadolu.

Sipas vlerësimeve fillestare të IOM-it, më shumë se gjysmë milioni njerëz ishin strehuar në shtetin Al Jazirah që nga fillimi i krizës në muajin prill dhe ata përsëri janë në lëvizje pas një luftimi që shpërtheu në periferi të qytetit Wad Madani javën e kaluar.

“Kjo është një tragjedi njerëzore me përmasa të mëdha, duke thelluar krizën tashmë të tmerrshme humanitare të vendit”, tha drejtoresha e përgjithshme e IOM-it, Amy Pope.

Ajo shtoi se konflikti në rritje dhe zhvendosja theksojnë “urgjencën e një zgjidhjeje paqësore, nevojën për një armëpushim dhe një reagim të fuqishëm për të shmangur një katastrofë më të gjerë”.

IOM tha se lëvizjet e fundit do ta çojnë numrin total të popullsisë së zhvendosur të Sudanit përtej shifrës 7.1 milionë, siç theksoi agjencia e OKB-së, “kriza më e madhe e zhvendosjes në botë”.

IOM gjithashtu tha se më shumë se 1.5 milion njerëz kanë ikur në vendet fqinje për shkak të konfliktit, pasigurisë ushqimore dhe kolapsit ekonomik.

Sudani që nga muaji prill është përfshirë nga luftimet midis ushtrisë, të udhëhequr nga kreu i Këshillit Sovran të qeverisë së vendit, gjeneralit Abdel Fattah al-Burgan, me forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë.

Disa marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuara nga ndërmjetësit sauditë dhe amerikanë nuk kanë arritur t’i japin fund dhunës.

Related posts

“Asgjë nuk do të na ndalojë”- Kryeministri izraelit: Do të zhdukim brigadat e Hamasit në Rafah

admin

“Zvicra do të mbështesë procesin e paqes së Ukrainës”

admin6

Përleshje mes palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë në Nablus

admin