RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, opozita mban sërish protestë

shqiperi,-opozita-mban-serish-proteste

Në Shqipëri është organizuar përsëri një protestë me sloganin “Opozita e të drejtave të mohuara në aksion”, me thirrjen nga deputetët opozitarë nga Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) dhe deputetë opozitarë jashtë grupeve parlamentare, raporton Anadolu.

Protesta është mbajtur para selisë së sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, para dhe gjatë kohës që mbahej seanca për shqyrtimin dhe votimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Me pankartat me mbishkrimet “Demokracisë i dalim zot”, “Pluralizmit i dalim zot” dhe “Liri-demokraci”, protestuesit kanë kundërshtuar kërkesën e SPAK-ut dhe vendimin e Kuvendit për miratimin e kërkesës mbi ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Berisha.

Gjatë fjalës në protestë, Berisha, i cili nga Kuvendi njihet si deputet jashtë grupeve parlamentare për shkak të përplasjeve të fundit në PD, tha se “nuk mund të heshtim kurrë përpara xhelatëve të ligjit dhe të të drejtës, në zyrat e shtetit”.

“Është koha të jemi në krye të guximtarëve. Është koha të jemi në krye për t’i udhëhequr ata drejte fitores”, u shpreh Berisha.

Ndërkohë, në një deklaratë për mediat pas protestës, në lidhje me vendimin e parlamentit për miratimin e kërkesës së SPAK-ut, Berisha tha se vendimi në fjalë është “hakmarrje e mirëfilltë politike në shkelje të çdo parimi dhe çdo ligji të vendit”.

Për mbarëvajtjen e protestës para parlamentit u angazhuan edhe dhjetëra forca policore, ndërkohë disa protestues hodhën tymuese.

Kërkesa e SPAK-ut u miratua mes tensioneve në seancën e sotme parlamentare me 75 vota pro nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë, ndërkohë pas këtij vendimi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të Shqipërisë duhet të vendosë në lidhje me ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Berisha.

Related posts

Gjermani, radhë të gjata për të votuar për zgjedhjet presidenciale në Turqi

rezart morina

SHBA u bën thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Liban

admin

Nisin sot bisedimet e reja në Katar për një armëpushim në Gaza, Izraeli pritet t’i bëjë një propozim të ri Hamasit

admin