RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Parlamenti turk javën e ardhshme do të shqyrtojë anëtarësimin e Suedisë në NATO

parlamenti-turk-javen-e-ardhshme-do-te-shqyrtoje-anetaresimin-e-suedise-ne-nato

Asamblea e Madhe Kombëtare e Turqisë (TBMM) të martën pritet të diskutojë protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, raporton Anadolu.

Në një deklaratë të Komitetit të Punëve të Jashtme të parlamentit turk thuhet se gjatë seancës së të martës do të diskutohen rreth 10 projektligje që kanë të bëjnë me miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, nënshkroi protokollin për pranimin e Suedisë në NATO dhe e dorëzoi atë në parlament në tetor.

Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO menjëherë pasi Rusia nisi luftën në Ukrainë në shkurt 2022.

Turqia miratoi anëtarësimin e Finlandës, por njoftoi se ishte në pritje që Suedia t’i përmbahej një memorandumi trepalësh të nënshkruar në qershor 2022 për të adresuar shqetësimet e sigurisë së Ankarasë.

Related posts

Evropa në këmbë për shkak të lëvizjes së re të Moskës

Muhamet Ramadani

18 minatorë vazhdojnë të mbeten të ngujuar në “Trepçë”

RTI

“Nëse dikush hyn në shtëpinë time ai do të qëllohet me armë”- Kamala Harris habit me deklaratën, më pas pendohet: S’duhet ta kisha thënë këtë, por… Çfarë ndodhi gjatë intervistës (VIDEO)

admin