RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sigrid Kaag emërohet si koordinatore humanitare e OKB-së për Rripin e Gazës

sigrid-kaag-emerohet-si-koordinatore-humanitare-e-okb-se-per-rripin-e-gazes

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres njoftoi sot emërimin e Sigrid Kaag si koordinatore të lartë për ndihmat humanitare dhe rindërtimin e Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

“Nga kjo pozitë, ajo do të lehtësojë, koordinojë, monitorojë dhe verifikojë dërgesat e ndihmave humanitare në Gaza”, thuhet në deklaratën e OKB-së.

Ish-ministrja e Jashtme holandeze Kaag do të krijojë gjithashtu një mekanizëm të OKB-së për të përshpejtuar dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza përmes shteteve që nuk janë palë në konflikt.

Kaag pritet të marrë detyrën më 8 janar.

Emërimi u bë si pjesë e një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, miratuar javën e kaluar për rritjen e ndihmës humanitare për enklavën palestineze.

Këshilli miratoi të premten një rezolutë që bën thirrje për hapa të menjëhershëm për të lejuar menjëherë qasjen e sigurt, të papenguar dhe të zgjeruar humanitar në Gaza në mes të sulmeve të ashpra izraelite.

Related posts

Numri i të vdekurve në Gaza shkon në 830

rezart morina

Presidentja Osmani takon ministren e Katarit

RTI

Moska reagoi ashpër pas raportimit të tyre në Kursk, gazetarët italianë “fluturojnë” në shtëpi për sigurinë e tyre

admin