RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ pezullon PSD-në

kqz-pezullon-psd-ne

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të mërkurën ka shqyrtuar dhe miratuar ndaras rekomandimet e Zyrës për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike (ZRCKFPP) për pezullimin e dy partive politike, Lëvizjes për Bashkëveprim dhe Partisë Socialdemokrate, të cilat nuk kanë mbajtur kuvendet e tyre zgjedhore sipas afatit ligjor.

Afati i fundit për mbajtjen e kuvendit/konventës zgjedhore për partinë politike Lëvizja për Bashkëveprim ka qenë data 8 dhjetor 2023, ndërsa për partinë politike Partia Socialdemokrate ky afat ka qenë më 15 dhjetor 2023, raporton EO.

Sipas vendimit të KQZ-së, këto dy parti politike obligohen që të mbajnë kuvendin e tyre zgjedhore në një afat shtesë prej 45 ditësh dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë sipas Rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ merr vendim për çregjistrim nga regjistri i partive politike në Kosovë.

Sipas Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, të gjitha partitë politike të regjistruara janë të obliguara që të mbajnë kuvendin zgjedhore brenda 6 muajve nga data e regjistrimit të partive dhe pastaj së paku çdo 48 muaj.

Related posts

Këshilli i Sigurimit të OKB, Guterres: Lindja e Mesme në prag të konfliktit, rreziku është real!

RTI

Erdoğan takohet me emirin e Katarit në Astana

rezart morina

Forcat izraelite arrestuan shumë palestinezë në Bregun Perëndimor

admin