RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policët dhurojnë gjak

policet-dhurojne-gjak

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë dhuruar gjak me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, si dhuratë për Vitin e Ri.

Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, dhurimi vullnetar i gjakut u organizua në Kampin e Njësisë Speciale “Vrella”.

“Policia e Kosovës me të kuptuar mungesën e gjakut në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, është paraqitur vullnetarisht për dhurim të gjakut, e që pastaj në koordinim me Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore është organizuar aksioni i dhurimit të gjakut nga pjesëtarët e Njësisë Speciale Operative! Në këtë aksion humanitar ka marrë pjesë dhe ka dhuruar gjak edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha bashkë me stafin ekzekutiv! Aksionit iu kanë përgjigjur më shumë se 100 pjesëtarë të Policisë në Kampin “Vrella” dhe në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, si dhe zyrtarë të njësiteve të ndryshme të cilët kanë dhuruar gjak në QKTGJ”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit të Policisë, pjesëtarët e këtij institucioni edhe këtë herë kur Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ka nevojë shumë për gjak, u bë promotor në ofrimin e pjesës më të shtrenjtë nga trupi i tyre-gjakut, duke u bërë shembull për të tjerët! “DHURO GJAK, SHPETO JETË”- është dhurata më e mirë për ata që kanë nevojë.

Related posts

Haxhilerët kalojnë natën në lutje në Muzdelife para ritualit të gjuajtjes së gurëve

admin

Brazili regjistron ditët më të nxehta të verës, plazhet plot vizitorë

admin

Katari: Izraeli nuk duhet të lejohet të bllokojë fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit

admin