RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hajdari: Më 2023 u rritën eksportet dhe u përmirësua bilanci tregtar

hajdari:-me-2023-u-rriten-eksportet-dhe-u-permiresua-bilanci-tregtar

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, ka mbajtur konferencën e fundvitit për medie, me ç’rast foli për sfidat dhe të arriturat e kësaj ministrie gjatë vitit.

Hajdari tha se disa nga të arriturat e MINT-it përgjatë vitit kanë qenë rritja e eksporteve dhe përmirësimi i bilancit tregtar, plotësimi i kornizës legjislative, përmirësimi i dukshëm të tregut e i Agjencisë për Ndërmarrje në Kosovë.

Ajo shtoi se gjatë këtij viti, Kosova u bë pjesë e “Tregut të Përbashkët” me BE-në, nga çka pritet të përfitojë deri në 4.2 miliardë euro.

Ndërsa, teksa foli për vizionet e kësaj ministrie, ajo tha se synohet rritja e prodhimit dhe hapja e vendeve të reja të punës.

“Po e mbyllin një vit të gjatë me sfida e progres, e kur flasim për progres, duhet ta përmendim plotësimin e kornizës legjislative të hartuar nga MINT, përmirësimin e dukshëm të tregut, e Agjencisë për Ndërmarrje në Kosovë”, tha Hajdari.

Ajo shtoi se gjatë këtij viti, janë miratuar 7 ligje dhe dy rregullore.

“Ligji për parqe industriale teknologjike, projektligji për mbrojtje të konsumatorit, inspektorati për mbikëqyrje të tregut, përmbush reformën e shumëpritur përmes procesit të stabilizim-asociimit, me gjithsej miratim të 20 ligjeve, ku pesë ende janë në shqyrtim në Kuvend”, tha Hajdari.

Ministrja Hajdari tha se MINT vizion kryesor e ka prodhimin e gjërave industriale dhe hapjen e vendeve të reja të punëve.

Ajo shtoi nga anëtarësimi në “Tregun e Përbashkët” me BE-në, Kosova pritet të përfitojë deri 4.2 miliardë euro e se ky synon fuqizimin, përmirësimin, mbrojtjen e konsumatorit dhe përmirësimin e sektorit financiar.

“Ky program synon fuqizimin, përmirësimin, mbrojtjen e konsumatorit dhe përmirësimin e sektorit financiar. Ne kemi nënshkruar po ashtu protokolle bashkëpunuese me shtete si Çekia dhe Hungaria” shtoi Hajdari.

Ajo përmendi se Kosova pati rritje të eksporteve prej 797 milionë eurove me vendet si Gjermania dhe Franca e se bilanci tregtar është përmirësuar nga 9.1 në 6.1.

Në konferencën e fundit, Hajdari po ashtu tha se mbikëqyrja e tregut këtë vit ishte më e madhe, me 379 inspektime gjithsej, që u cilësua si numri më i madh i inspektimeve ndonjëherë.

Related posts

Rasti Dehari, kthehen në punë tre zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë

admin

Nisin bisedimet për rinovimin e marrëveshjes së grurit, Rusia dhe OKB takohen në Gjenevë

rezart morina

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, çfarë thotë policia

admin