RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Agjencia e Navigacionit Ajror realizoi afër 26 mijë fluturime në Aeroportin “Adem Jashari”

agjencia-e-navigacionit-ajror-realizoi-afer-26-mije-fluturime-ne-aeroportin-“adem-jashari”

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), gjatë vitit 2023 ka realizuar 25 mijë e 779 fluturime ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, raporton teve1.info

Sipas njoftimit të ASHNA-së, deri në ditën e premte, ky institucion ka realizuar me sukses operimet ajrore për dhe nga Aeroporti “Adem Jashari”

“Deri në ditën e sotme, me përkushtim dhe vëmendje të plotë, pritëm dhe përcollëm 25779 operime ajrore për/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Mision yni ishte dhe mbetet – shërbime të sigurta të navigacionit ajror, për gjithë shfrytëzuesit e hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës. Këtë e themi dhe e arrijmë pa mburrje, por me rezultate të prekshme të punës ekipore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ASHNA, ka bërë të ditur se është në rrugë të mirë për projektin siç e ka quajtur më të rëndësishëm i cili ka filluar këtë vit, sistemin ATM.

“Jemi në rrugë të mbarë edhe me procesin e normalizimit të plotë të hapësirë ajrore. Për të jetësuar këtë objektiv madhor, përveç tjerash, gjatë këtij viti nisëm dhe po zhvillojmë projektin më të rëndësishëm deri tani – Sistemin ATM”, thuhet në komunikatë.

ASHNA ka falënderuar edhe klientët dhe partnerët e tij.

Related posts

Tajfuni Shanshan “godet” Japoninë jugore, tre të vdekur

rezart morina

Identifikohet rasti i parë i poliomielitit në Gaza, një foshnje 10 muajshe e pavaksinuar

admin

Kryeministri Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Irlandës

admin