RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Plagoset një person në Gjakovë, i dyshuari në arrati

plagoset-nje-person-ne-gjakove,-i-dyshuari-ne-arrati

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.

I plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për teve1.info e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se njësitë policore janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Ndërkohë, i dyshuari që ka shtënë drejt të plagosurit është në arrati.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Nga informatat e para të pranuara nga personeli mjekësor, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Aktualisht policia është duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë rastin si dhe kapjen e të dyshuarit”, tha Elezaj.

Related posts

Shqipëria nënshkruan kontratën për blerjen e mjeteve turke ajrore pa pilot Bayraktar – VIDEO

admin

Indonezia: Respektojmë sovranitetin e Iranit dhe procesin kushtetues në vend

RTI

Pas 30 vitesh, viktima e gjenocidit Nuko Nukiq do të varroset në Potoçari

Irfan Jahiu