RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Suedi, qindra persona anuluan festimin e Vitit të Ri dhe protestuan në mbështetje të Gazës

suedi,-qindra-persona-anuluan-festimin-e-vitit-te-ri-dhe-protestuan-ne-mbeshtetje-te-gazes

Qindra persona në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, anuluan festimin e Vitit të Ri në shenjë solidarizimi me popullin e Gazës dhe mbajtën protestë në mbështetje të Palestinës, raporton Anadolu.

Pavarësisht motit të ftohtë, protestuesit u mblodhën në sheshin “Segels Torg” me thirrjen e shumë organizatave të shoqërisë civile dhe në vend të festimit të Vitit të Ri ata mbajtën zi për fëmijët dhe civilët e vrarë nga Izraeli.

Gjatë kësaj, protestuesit mbajtën pankarta me mbishkrimet “Palestina e lirë, Gaza e lirë”, “Ndaloni gjenocidin” dhe “Bojkot ndaj Izraelit”.

Duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj Gazës, protestuesit brohoritën me sloganet “Palestina e lirë”, “Ndal pushtimit”, “Izraeli vrasës”.

Po ashtu protestuesit reaguan ndaj mbështetjes së Suedisë dhe SHBA-së për Izraelin dhe mbrojtën idenë se dy vendet janë partnerë në krimet e luftës që Izraeli kryen.

Ndërsa në fjalimin e mbajtur në emër të grupit, u theksua se nuk festojnë Vitin e Ri për shkak të masakrave të Izraelit ndaj fëmijëve, grave dhe gazetarëve dhe se në vend të kësaj po përpiqen të ngrenë zërin e popullit të Palestinës.

Related posts

Të paktën 20 të vd’ekur nga përmb’ytjet në Kinë

admin

Partia opozitare greke SYRIZA akuzon qeverinë për “bashkëpunim me Izraelin” në një operacion piraterie

Hevzi

Fentanyli, shkaktari i shumicës së vdekjeve nga opioidet

admin