RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gërvalla pas takimit me Cameron: E njoftova rreth zhvillimit të jashtëzakonshëm të Kosovës

gervalla-pas-takimit-me-cameron:-e-njoftova-rreth-zhvillimit-te-jashtezakonshem-te-kosoves

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.

Gërvalla në një konferencë për media tha se e ka njoftuar Cameron për zhvillimet e jashtëzakonshme të Kosovës, në fusha të ndryshme.

“Kjo është vizita e parë e ministrit të punëve të jashtme . Gjatë bisedës që e zgjatëm më shumë, e njoftova rreth zhvillimit të jashtëzakonshëm në fusha të ndryshme. Duke vënë në pah dhe sfidat me të cilat u përballem. E falënderova për mbështetjen që Mretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës para dhe pas luftës”, tha ajo.

Ndërsa e ka falenderuar Cameron, për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar pas sulmit në veri.

“Duke e njoftuar rreth agresionit vitin që shkoj, shpreha falenderim për vendosmërinë e Mbretërië së Bashkuar dhe dërgimin e trupave shtesë me një mandat të qartë, si sinjali i domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin”, tha ajo.

“Zhvillimi dinamik i ekonomisë me rritje sipas FMN-së gati 50 për qind të GDP-së, rritje të dukshme të investimeve të huaja direkte si dhe sukseset e prekshme në luftën kundër korrupsionit, Kosova është e hapur për biznes. Kosova është pejsë e perendimit s’ka asnjë dilemë. Demokracia dhe sundimi i ligjit duhet zbatuar konkretisht, nuk duhet të mjaftohemi me fjalë të bukura.”, tha Gërvalla.

Ministrja e Jashtme Gërvalla po ashtu ka thënë se Perëndimi ka qenë gjithnjë i suksesshëm kur ka pasur qëndrim të qartë dhe kur ka vepruar me vendosmëri.

“Perëndimi ka qenë gjithnjë i suksesshëm atëherë kur ka pasur qëndrim të qartë dhe të vendosur. Ka qenë i suksesshëm kur ka vepruar me vendosmëri përballë një Moske agresive. Ekziston një konsensus gjithëshoqëror që Kosova është pjesë e Perëndimit. Mbi 90 për qind e mbështesin Kosovën në integrimet brenda BE-së”, ka thënë Gërvalla.

Ndërsa shtoi se Mbretëria e Bashkuar është një partner i veçantë strategjik.

“E falenderova Cameron për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Marrëdhëniet tona kanë rëndësi jo vetëm në aspektin e sigurisë, por dhe në diplomaci, ekonomi e të gjitha fushat”, tha Gërvalla.

Related posts

“Armëpushimi është kurth”- Zelensky: Trump rrezikon të jetë ‘president humbës’ nëse imponon një marrëveshje të keqe për Ukrainën

admin

Greta Thunberg arrestohet gjatë një proteste në Gjermani

admin

Kryediplomati holandez thotë se anëtarësimi në NATO përputhet me interesat e SHBA-së, thekson rolin kyç të Turqisë

Hevzi