RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite: Në Gaza ende ndodhen 136 pengje

ushtria-izraelite:-ne-gaza-ende-ndodhen-136-pengje

Ushtria izraelite tha se 136 pengje ende mbeten në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha: “136 izraelitë mbahen ende në Rripin e Gazës, duke përfshirë tre civilë të cilët fillimisht u raportuan të zhdukur, por më vonë rezultuan se ishin midis pengjeve të mbajtur në Gaza”.

“Ne vazhdojmë të punojmë me të gjitha përpjekjet inteligjente dhe operative për të krijuar kushtet për kthimin e tyre”, shtoi Hagari.

Deklarata e Hagarit pas statistikave të fundit të publikuara nga zyrtarët dhe mediat izraelite tregoi se ka 129 pengje të mbajtura në Rripin e Gazës, duke sugjeruar raporte kontradiktore për numrin aktual të pengjeve.

Më herët, deklaratat e zyrtarëve izraelitë dhe statistikat e fundit të publikuara në media thoshin se në Rripin e Gazës ndodheshin 129 të burgosur izraelitë.

Related posts

Përfundon numërimi në 42 bashki të Shqipërisë

admin

Kurti: Kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë në rritje, një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë dhe Serbisë

admin6

Mbi 20 ditë brenda në ujë me një peshë prej 10 kg të lidhur në këmbë, misteri vdekjes së burrit! Pamjet e trupit të pajetë duke “notuar” në bregdet

admin