RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite: 5 ushtarë të tjerë u vranë gjatë luftimeve në Gaza

ushtria-izraelite:-5-ushtare-te-tjere-u-vrane-gjate-luftimeve-ne-gaza

Ushtria izraelite njoftoi se pesë ushtarë të tjerë të saj u vranë në përleshjet në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Ushtarët Amit Moshe Shahar, Denis Krokhmalov, Ron Efraimi, Roy Avraham Maimon dhe Akiva Yasinsky u vranë në përleshjet në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, njoftoi radioja ushtarake e Izraelit.

Në 24 orët e fundit, nëntë ushtarë izraelitë u vranë në përleshjet në Gaza.

Në deklaratë thuhet se një ushtar izraelit u plagos rëndë gjatë përleshjeve, duke mos dhënë asnjë informacion shtesë.

Që nga 7 tetori, kur nisën sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, numri i ushtarëve izraelitë të vrarë është rritur në 519, nga të cilët 185 pas fillimit të operacionit tokësor.

Related posts

Turqia shpresë për sirianët e sëmurë me kancer

admin

Kapet rrjeti më i madh terrorist në Gjermani | Bahri Cani

admin

Zemra “vret” shqiptarët! Arsyeja kryesore e vdekjeve për shkak të obezitetit, duhanit dhe qëndrimit ulur

rezart morina