RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohen 12 zyrtarë të ATK, dyshohet se e dëmtuan shtetin 2.8 milionë euro

arrestohen-12-zyrtare-te-atk,-dyshohet-se-e-demtuan-shtetin-2.8-milione-euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion në Prizren e Podujevë me ç’rast kanë arrestuar 13 persona, në mesin e të cilëve 12 zyrtarë të ATK-së.
12 zyrtarët e ATK-së dyshohet që një personit, pronar i tre bizneseve në Prizren, ia kanë njohur si të rregullta 23 fatura fiktive me vlerë prej 18 milion euro, kinse për ndërtimin e një hoteli i cili veç ka qenë i ndërtuar më parë.

“Personat me inicialet M.Z., N.B., S.T., A.J., M.R., M.Z., M.B., G.Gj., A.P., V.K., A.R., Xh.H., zyrtarë të ATK-së, dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi në detyrë”, nga neni 419 i KPRK-së, ashtu që të dyshuarit F.P., pronar i tri bizneseve në Prizren ia kanë njohur si të rregullta 23 fatura fiktive me vlerë prej 18 milion euro, kinse për ndërtimin e një hoteli i cili veç ka qenë i ndërtuar më parë, e të cilat fatura i kishte pranuar nga të pandehurit të B.B. dhe B.B ( të cilë janë në kërkim) pronarë të një biznesi në Podujevë, e që dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangie nga tatimi” dhe si rezultat i këtyre veprimeve, zyrtarët e ATK-së i kanë njohur të drejtën e rimburisimit të TVSH-së së zbritshme në shumën prej 2.8 milion euro për çka ekziston edhe një Urdhër i Përmbaruesit Privat për rimbursim të detyruar nga Buxheti i Kosovës, por se kjo procedurë është pezulluar në momentet e fundit për shkak të inicimit të rastit penal ndaj të pandehurve të lartcekur”, thuhet në një njoftim.

B.B., F.P. dhe B.B., pretendohet se me veprimet e tyre e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerë prej 2.8 milion euro.

Gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara tek i pandehuri F.M janë gjetur dhe konfiskuar një sasi armësh, tri të gjata, tri të shkurtëra, pajisje elektronike, telefon e prova të tjera materiale.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarve në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe për të njëjtit do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore”, thuhet në një njoftim.

Related posts

Greqi – Zgjedhjet e reja parlamentare më 25 qershor

admin

Ambasadorja e Arabisë Saudite në SHBA thotë se armëpushimi në Gaza parakusht për normalizim me Izraelin

rezart morina

OKB: Sëmundjet infektive po shtohen në Gaza

admin6