RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA e vlerëson si “të pamerituar” dhe “poshtërues” rastin për gjenocid ndaj Izraelit

shba-e-vlereson-si-“te-pamerituar”-dhe-“poshterues”-rastin-per-gjenocid-ndaj-izraelit

SHBA tha se rasti i “gjenocidit” i paraqitur nga Afrika e Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) është “i pamerituar” dhe “poshtërues”, transmeton Anadolu.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se rasti i paraqitur e shpërqendron botën nga përpjekjet për paqe dhe siguri.

“Dhe për më tepër, akuza për gjenocid është e pamerituar”, tha Blinken në një konferencë për media në Tel Aviv, Izrael, ku ai po qëndron për vizitë si pjesë e turneut të tij të katërt në Lindjen e Mesme që nga sulmi i 7 tetorit ndaj Izraelit nga grupi i rezistencës palestineze, Hamasi.

“Është veçanërisht e hidhur duke pasur parasysh se ata që po sulmojnë Izraelin, Hamasi, Hezbollahu, Huthit, si dhe mbështetjen e tyre në Iranit, vazhdojnë të bëjnë thirrje hapur për asgjësimin e Izraelit dhe vrasjen masive të hebrenjve”, shtoi Blinken.

Afrika e Jugut ngriti padinë më 29 dhjetor duke pretenduar se Izraeli shkeli Konventën e OKB-së të vitit 1948 për Parandalimin dhe Ndëshkimin e krimit të gjenocidit me veprimet e tij në Gaza që nga 7 tetori, duke kërkuar një vendim.

Seancat dëgjimore për këtë çështje janë caktuar të zhvillohen në Hagë më vonë këtë javë.

Türkiye, Bolivia dhe Malajzia kanë sinjalizuar tashmë mbështetje për rastin.

Related posts

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, prej sot me kontroll të përbashkët kufitar

rezart morina

Kurti në 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës: Serbia paturpshëm mohon gjenocidin e kryer, dëmi është i shumëfishtë

admin

Kryetari i Dijanetit të Turqisë, Ali ef. Erbash, po qëndron për vizitë në Kosovë

admin