RTV AHIRETI
Lajme

Udhëtimi pa viza drejt Evropës – mbi 14 mijë aplikime brenda javës për t’u pajisur me pasaportë

udhetimi-pa-viza-drejt-evropes-–-mbi-14-mije-aplikime-brenda-javes-per-t’u-pajisur-me-pasaporte

Nga 1 janari i këtij viti, kosovarët kanë fituar të drejtën e udhëtimit pa viza në 27 vendet e Bashkimit Evropian.

Një vendim i tillë, ka kontribuar drejtpërsëdrejti edhe në rritjen e numrit të qytetarëve që kanë kërkuar të pajisjen me dokumente udhëtimi siç janë pasaportat dhe letërnjoftimet.

Zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi në një prononcim për Telegrafin ka treguar se nga 3 janari e deri më sot kur po raportojmë është shënuar një rritje e ndjeshme e aplikimeve për pasaportë dhe letërnjoftime.

“Sipas të dhënave zyrtare, janë pranuar gjithsej 14,588 aplikime për pasaportë dhe 6,206 aplikime për letërnjoftime gjatë kësaj jave”, ka thënë Fetoshi.

Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më 1 janar të këtij viti nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen.

Kjo pavarësisht faktit se që nga viti 2018, Komisioni Evropian kishte konfirmuar disa herë që Kosova kishte përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por që disa shtete vazhdimisht kishin shprehur rezerva.

Related posts

Ish-gjenerali: Ukraina duhet të përgatitet për luftë të gjatë

admin

Lista/ Dhjetëra automjete, banesa luksoze dhe biznese, zbulohen pasuritë që iu sekuestruan Milan Radoiçiç

admin

Kurti pasi Tajlanda hoqi vizat: Pasaporta e Kosovës po fuqizohet

admin