RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haxhiu e kritikon Kushtetuesen për ngecje në reformat në drejtësi

haxhiu-e-kritikon-kushtetuesen-per-ngecje-ne-reformat-ne-drejtesi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka cilësuar Gjykatën Kushtetuese si një nga institucionet që siç ka thënë ajo po e pengon reformën në drejtësi, por edhe në fushat tjera.

Haxhiu në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë e akuzoi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës si penguese të reformave të Qeverisë.

“Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet që po e pengon jetësimin e reformës jo vetëm në drejtësi por edhe në fushat tjera. Këtë po e them sepse opozita po e konsideron si shpëtim në mënyrë që të mos jetësohen reformat, qoftë në drejtësi qoftë në aspektin ekonomik financiar dhe ato që kanë të bëjnë me administratën publike”, u shpreh Haxhiu.

Haxhiu tha se reformat në drejtësi kanë ngecur si shkak i vonesave nga Kushtetuesja.

“Vetë fakti që ligji thotë që Gjykata për kërkesat që dërgohen nga ana e Kuvendit, të trajtohen brenda dy muajve dhe në anën tjetër ne presim deri në një vit për ta marrë një aktgjykim të Kushtetuese natyrisht se kjo paraqet problem sepse ka pasoja afatgjate. Sepse reformat që të them ne mund ti përfundonim para një viti, jemi të detyruar të presim me muaj të tërë në kundërshtim me ligjin për Gjykatën Kushtetues”, u shpreh Haxhiu në konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë.

Related posts

Ush’tria iz’raelite në 48 orët e fundit vr’et 142 pa’lestinezë në Ga’za

admin

Osmani dhe Kurti vizitojnë kazermën “Adem Jashari”, shprehen krenar me FSK-në

admin6

24 vjet nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës

admin