RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Houthi pas sulmeve SHBA-Britani: Të gjitha interesat amerikano-britanike tani objektiva legjitime

houthi-pas-sulmeve-shba-britani:-te-gjitha-interesat-amerikano-britanike-tani-objektiva-legjitime

Grupi jemenas Houthi njoftoi sot se të gjitha interesat amerikano-britanike janë bërë objektiva legjitime të forcave të tij pas agresionit të drejtpërdrejtë dhe të hapur kundër Jemenit, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Këshillit të Lartë Politik të Houthive thuhet se “agresioni tinëzar dhe flagrant amerikano-britanik të cilit i është nënshtruar kombi është i paligjshëm dhe i pajustifikuar”.

Houthit u zotuan se “të gjitha interesat amerikano-britanike tani janë objektiva legjitime të forcave të armatosura jemenase në përgjigje të agresionit të tyre të drejtpërdrejtë dhe të hapur kundër Republikës së Jemenit”.

Më herët, agjencia e lajmeve Saba, e lidhur me Houthit, njoftoi se avionët amerikanë dhe britanikë kryen sulme ajrore në provincat Sana dhe Al-Hudaydah, Sa’ada dhe Dhamar.

Sulmet erdhën disa orë pasi udhëheqësi i grupit Houthi të Jemenit, Abdul-Malik al-Huthi, paralajmëroi se kushdo që rrezikon aksion ushtarak kundër vendit të tij do të paguajë një çmim, duke theksuar se çdo agresion i SHBA-së “kurrë nuk do të mbetet pa përgjigje”.

Related posts

25-vjetori i rënies së Indrit Carës, dëshmi ekskluzive nga komando dhe bashkëluftëtarët e heroit që dha jetën për lirimin e Kosovës

admin

U bë zyrtarisht kandidatja demokrate në garën për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris pritet të prezantojë emrin e personit që ka zgjedhur për nënpresident

admin

Witkoff: Irani ka “kapacitet të pakufizuar” për pasurimin e uraniumit

Hevzi