RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kriza në Lindjen e Mesme, Papa Françesku: Lufta është krim kundër njerëzimit

kriza-ne-lindjen-e-mesme,-papa-francesku:-lufta-eshte-krim-kunder-njerezimit

Papa Françesku tha se të gjitha luftërat janë një krim kundër njerëzimit ndërsa ai përsëriti thirrjet për paqe në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.

“Sot lufta është në vetvete një krim kundër njerëzimit”, deklaroi kreu i Vatikanit në meshën e të dielës. Në lutje, ai u bëri thirrje njerëzve që të mos harrojnë ata që vuajnë për shkak të “mizorisë së luftës” në disa pjesë të botës.

“Në fillim të vitit shkëmbyem urimet për paqe, por armët vazhduan të vrisnin dhe shkatërronin. Le të lutemi që ata që kanë pushtet mbi këto konflikte të reflektojnë në faktin se lufta nuk është mënyra për t’i zgjidhur ato, pasi ajo mbjell vdekje mes civilëve dhe shkatërron qytetet dhe infrastrukturën.

Me fjalë të tjera, sot, vetë lufta është një krim kundër njerëzimit; le të mos e harrojmë këtë. Njerëzit kanë nevojë për paqe, bota ka nevojë për paqe” deklaroi Papa Francesku.

 

Related posts

Pretendohet se kanë arritur ar’mët am’erikane në Iz’rael pas ankesës së Net’anyahut

admin

OBSH tërheq vëmendjen në dallimin e mënyrës së transmetimit midis Mpox dhe COVID-19

admin

Afganistan, rritet në 176 numri i personave që humbën jetën nga i ftohti

Muhamet Ramadani