RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite plagosën 5 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, mes tyre 2 fëmijë

forcat-izraelite-plagosen-5-palestineze-ne-bregun-perendimor-te-pushtuar,-mes-tyre-2-femije

Ushtarët izraelitë plagosën 5 palestinezë, duke përfshirë 2 fëmijë, në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, thuhet se forcat izraelite bastisën qytetin e Nablusit.

Njoftohet se ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe iu përgjigjën 4 personave të plagosur gjatë bastisjes, dy prej të cilëve u plagosën me plumba të vërtetë.

Në deklaratë thuhet se në mesin e të plagosurve janë edhe dy fëmijë të moshës 9 dhe 15 vjeç.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se një palestinez i cili u plagos në bark nga një plumb i vërtetë pranë pikës së kontrollit Qalandia në veri të Kudsit u transferua në spital.

Related posts

Osmani takohet me Hovenierin, diskutojnë për çështje të sigurisë

Muhamet Ramadani

Trump dhe Netanahyu, disfatë në Hungari: bie Orban!

Kushtrim Guraj

Zonja e parë turke shpreson që samiti i NATO-s të forcojë besimin dhe bashkëpunimin

Kushtrim Guraj