RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin diskuton me kryeministrin indian për BRICS dhe Ukrainën

putin-diskuton-me-kryeministrin-indian-per-brics-dhe-ukrainen

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, në të cilën u diskutuan çështjet për BRICS dhe Ukrainën, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate nga Kremlini, në bisedë u diskutuan marrëdhëniet Rusi-Indi, kryesisht në boshtin e tregtisë, logjistikës, ekonomisë dhe energjisë.

Putin dhe Modi gjatë bisedës theksuan se dëshirojnë të intensifikojnë edhe më tej marrëdhënieve dypalëshe që “sigurojnë dobi reciproke” si dhe uruan në mënyrë reciproke sukses për zgjedhjet që do mbahen këtë vit në Rusi dhe në Indi.

Në takim u diskutuan edhe çështje rreth organizatës BRICS në të cilën Rusia ka presidencën e radhës këtë vit, ndërsa Modi tha se janë të gatshëm të mbështesin realizimin e qëllimeve dhe objektivave të Rusisë në BRICS.

Po ashtu në bisedë u vlerësua reciprokisht edhe çështja e Ukrainës, si dhe u ra dakord për vazhdimin e kontakteve.

Related posts

Kolonët e paligjshëm dhe ush’tarët iz’raelitë bastisin Bregun Perëndimor

rezart morina

Kosova afër blerjes së “Javelinëve”, aktualisht po kryhen pagesat

rezart morina

Kremlini: Regjimi i Kievit përdor taktika të sulmit terrorist

rezart morina