RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ merr vendim/ Pezullohet një parti e cila nuk ka mbajtur kuvendin zgjedhor

kqz-merr-vendim/-pezullohet-nje-parti-e-cila-nuk-ka-mbajtur-kuvendin-zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për pezullimin e partisë politike: Partia Rome e Bashkuara e Kosovës (PREBK) pasi nuk ka mbajtur kuvendin e saj zgjedhor sipas afatit ligjor. Afati i fundit për mbajtjen e kuvendit/konventës zgjedhore për PREBK ka qenë data 6 janar 2024.

Sipas vendimit të KQZ-së, PREBK obligohet që ta mbajë kuvendin e saj zgjedhor në një afat shtesë prej 45 ditësh dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë sipas rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ merr vendim për çregjistrim nga regjistri i partive politike në Kosovë.

Sipas Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, të gjitha partitë politike të regjistruara janë të obliguara që të mbajnë kuvendin zgjedhore brenda 6 muajve nga data e regjistrimit të partive dhe pastaj së paku çdo 48 muaj.

Related posts

Kina konfirmon dënimin me vdekje për abuzuesit seksualë të të miturve

RTI

Çavuşoğlu diskuton me homologun azerbajxhanas për situatën e fundit në rajon

admin

30 minuta në telefon në javë mund të rrisë rrezikun e tensionit të gjakut

admin