RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNHCR: Emigrantët e vdekur dhe të zhdukur në Mesdheun Lindor u rritën në 2023

unhcr:-emigrantet-e-vdekur-dhe-te-zhdukur-ne-mesdheun-lindor-u-rriten-ne-2023

Numri i emigrantëve të vdekur ose të zhdukur në Mesdheun lindor u dyfishua midis 2022 dhe 2023, pasi vitin e kaluar kishte 710 të mbytur ose të zhdukur në det, deklaroi Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët (UNHCR).

‘’Këta janë njerëz që përpiqen të arrijnë në Bashkimin Evropian, tha Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) duke paraqitur të dhënat e tij.

Në vitin 2022 kishte 343 të vdekur ose të zhdukur. Numri i emigrantëve që mbërrijnë në rajon nga deti është trefishuar, nga 12 758 në 2022 në 41 584 vitin e kaluar.

Ata që kalojnë nga toka në rajon u rritën pak, nga 6 022 në 2022 në 7 160. Të dhënat e vitit të kaluar janë të përkohshme.

Qiproja dhe Greqia janë dy vende të BE-së me vija bregdetare në Mesdheun Lindor. Emigrantët nga Lindja e Mesme ose Afrika e Veriut, për shembull, gjithashtu përpiqen të arrijnë direkt në Itali, duke anashkaluar Greqinë Jugore.

Në dy javët e para të vitit 2024, mesatarisht rreth 100 persona kalonin tranzit në mënyrë të parregullt nga Turqia në Greqi çdo ditë, raportoi UNCHR.

Zyrtarët e rojes bregdetare greke besojnë se numri i rasteve të paraportuara është shumë më i lartë. /atsh

Related posts

Dyshohet se furnizoi Rusinë me raketa balistike, BE paralajmëron Iranin me sanksione

admin

Kreu i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas viziton Turqinë

RTI

Në Mitrovicë shfaqen posterët ‘Putini në Kosovë’

admin