RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: 70 për qind e rreth 25 mijë të vrarëve në Gaza janë fëmijë dhe gra

okb:-70-per-qind-e-rreth-25-mije-te-vrareve-ne-gaza-jane-femije-dhe-gra

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se gratë dhe fëmijët përbëjnë 70 për qind të rreth 25 mijë personave të vrarë që nga 7 tetori në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Përfaqësuesi i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut në territoret e pushtuara palestineze, Ajith Sunghay, bëri vlerësime në konferencën javore për shtyp të Zyrës së OKB-së në Gjenevë.

“Në Gaza po arrijmë një tjetër pikë kthese tronditëse. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, rreth 25 mijë njerëz raportohen të vdekur, ku 70 për qind e tyre janë gra dhe fëmijë” tha Sunghay.

Në Gaza janë plagosur të paktën 61.500 persona, tha Sunghay, i cili bëri të ditur se mijëra persona të tjerë ndodhen ende nën rrënoja dhe se shumica e tyre konsiderohet se kanë vdekur.

Sunghay deklaroi se që nga fillimi i javës ka qenë në Gaza, se mijëra persona në situatë të pashpresë vazhdojnë të vijnë në pikën kufitare Rafah dhe se ata kanë ngritur strehimore të improvizuara me çdo lloj materiali që kanë.

Bombardimi intensiv në pjesën qendrore të Gazës dhe në zonën e Khan Younisit mund të shihet qartë nga pika kufitare Rafah, tha Sunghay, duke shtuar se nata është koha “më e frikshme” për banorët e Gazës.

Related posts

Përvjetori i tretë i hapjes së Xhamisë Ajasofja

rezart morina

Konjufca: Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK

rezart morina

Pr’otestat e ek’stremit të djathtë përhapen në Britani

admin