RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksion i Krimeve Ekonomike në veri, cak një depo në hyrje të Zveçanit

aksion-i-krimeve-ekonomike-ne-veri,-cak-nje-depo-ne-hyrje-te-zvecanit

Një aksion i Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës është zhvilluar mëngjesin e sotëm në hyrje të Komunës së Zveçanit, konkretisht në një depo në të cilët dyshohet se kishte mall të kontrabanduar.

Lajmi është konfirmuar për IndeksOnline nga Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, i cili tha se aksioni sapo ka përfunduar dhe nuk aktualisht nuk ka persona të arrestuar.

“Që nga ora 9:30 ka filluar kontrolli në një depo në hyrje të Zveçanit nga ana e djathtë. Bastisjen e bëri Njësiti për Krime Ekonomike nga Prishtina dhe Dogana ndërsa ne i kemi asistuar. Nuk kemi më shumë detaje sepse aksioni sapo ka përfunduar ndërsa për konfiskime duhet pyetur DPP-ja”, ka thënë Elshani.

Related posts

Zgjedhjet në SHBA/ Ekipi i Trump-it goditet nga hakerat! Harris përqendrohet tek ekonomia

admin

U vra pak ditë më parë në Teheran, fjalët e fundit të frikshme të liderit të Hamas të thëna në publik

admin

Pas Bill dhe Hillary Clinton, Obama në radhën e demokratëve me profil të lartë që pritet të shpreh publikisht mbështetjen e tij për Kamala Harris

admin