RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia ratifikon kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO

turqia-ratifikon-kerkesen-e-suedise-per-anetaresim-ne-nato

Parlamenti turk miratoi të martën kërkesën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO. Nga 346 anëtarët e parlamentit që votuan, 287 ishin në favor të pranimit të Suedisë, 55 kundër dhe 4 të tjerë abstenuan.

Votimi ishte hapi i dytë i procesit të ratifikimit të Turqisë pasi Komisioni i Punëve të Jashtme të parlamentit miratoi kërkesën muajin e kaluar. Tani pritet që presideënti Erdogan të nënshkruajë protokollin në ligj.

Prej disa muajsh Turqia ka mbajtur pezull procesin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, por me vendimin e së martës, Hungaria mbetet i vetmi vend anëtar i aleancës që duhet të japë votën pro për vendin nordik.

Megjithatë, të martën, kryeministri i Hungarisë Victor Orban tha se kishte ftuar homologun e tij suedez, Ulf Kristersson, të vizitonte vendin e tij për të negociuar kushtet e pranimit të Suedisë në aleancë.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në maj 2022 pas pushtimit rus të Ukrainës. Finlanda u bashkua në prill 2023, por Suedia është përballur me vonesa të shumta në rrugën drejt anëtarësimit.

Erdogan fillimisht kundërshtoi kërkesën e Suedisë për anëtarësim, duke akuzuar zyrtarët suedezë se ishin shumë të butë ndaj grupeve ushtarake, duke përfshirë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Që nga aplikimi, Suedia ka forcuar legjislacionin e saj kundër terrorizmit dhe ka rënë dakord të punojë më ngushtë me Turqinë për shqetësimet e sigurisë. /abcnews

Related posts

Finlanda hap poligone të reja qitjeje për të forcuar mbrojtjen kombëtare

admin

Të paktën 30 të vdekur nga stampedo në një vend turistik të Haitit

Hevzi

Sulmet izraelite vrasin 5 palestinezë në Gaza, pavarësisht armëpushimit

admin