RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i jashtëm iranian: Irani dhe Turqia hapën kapitull të ri të bashkëpunimit

ministri-i-jashtem-iranian:-irani-dhe-turqia-hapen-kapitull-te-ri-te-bashkepunimit

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian tha se Turqia dhe Irani kanë shënuar “fillimin e një faqeje të re në bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal”, transmeton Anadolu.

Amir-Abdollahian shkroi në “X” se vizita e presidentit iranian Ebrahim Raisi të mërkurën në Ankara rezultoi në nënshkrimin e marrëveshjeve që përfshijnë tregtinë, investimet, ekonominë, kulturën, turizmin, sigurinë kufitare dhe kundër terrorizmit.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan e priti Raisin në një ceremoni zyrtare në pallatin presidencial në Anakara përpara se dyshja të zhvillonte një takim kokë më kokë.

Udhëheqësit kryesuan një takim të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi -Iran dhe mbajtën një ceremoni nënshkrimi.

Related posts

Çavuşoğlu: Turqia i ofroi Armenisë të ishte nikoqir i raundit të parë të bisedimeve të normalizimit

admin

Irak: Pas zja’rreve në Erbil dhe Duhok qëndrojnë terr’oristët e PKK-së

RTI

MKRS-ja dhe Komuna e Podujevës nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike

admin6