RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbyllen 4 komuna paralele që kanë operuar ilegalisht në Dragas

mbyllen-4-komuna-paralele-qe-kane-operuar-ilegalisht-ne-dragas

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë njoftuar se sot në fshatin Vranisht të Dragashit janë mbyllur 4 komuna paralele që kanë operuar ilegalisht për gjithë këto vite.

Ministri Krasniqi ka shpërndarë në Facebook video gjatë aksionit të sotëm, duke thënë se në këtë fshat kundërligjshëm kanë vepruar dhe lëshuar dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit.

“Sot në fshatin Vranisht të Dragashit mbyllëm 4 komuna paralele që kanë operuar ilegalisht për gjithë këto vite. Në këtë fshat kundërligjshëm kanë vepruar dhe lëshuar dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit. Nga sot ajo më nuk operon. Republika e Kosovës është shtet unitar dhe si e tillë nuk do të lejojë asnjë paralelizëm kundërkushtetues”, tha ai.

Derisa Sveçla ka ritheksuar se “Institucioni i vetëm i Serbisë në Republikën e Kosovës do jetë ambasada e saj në Prishtinë”.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme pati një aksion edhe në Zveçan ku u larguan billbordet ilegale me simbole dhe imazhe serbe/teve1.info./

Related posts

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë princin e kurorës të Arabisë Saudite! Mohammed bin Salman rikthehet në Uashington pas vizitës në 2018

admin

FOTO/ Shembja e urës në SHBA, tymi i zi nga anija dhe mbetje në ujë! Çfarë ndodhi para dhe pas goditjes

admin

129 orë nën rrënoja, shpëtohen dy motra siriane

admin