RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pendarovski ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë Xhaferit

pendarovski-ia-dorezoi-mandatin-per-formimin-e-qeverise-xhaferit

Presidenti Stevo Pendarovski ia ka dorëzuar mandatin për formimin e qeverisë, kryetarit të deritanishëm të Kuvendit, Talat Xhaferi.
“Në bazë të nenit 84, alinea 1, të Kushtetutës së RMV-së, në pajtim me nenin 43 nga Ligji për Qeveri të RMV-së dhe e propozimit të partisë më të madhe që e formon shumicën parlamentare, për mandtar, për përbërje të re për realizimin e zgjedhjes së deputetëve, ia dorëzoj Talat Xhaferit”, tha presidenti Pendarovski, raporton SHENJA.
Nga ana tjetër Xhaferi tha se me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë pranon mandatin për formimin e qeverisë teknike.
“Me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë, nga presidenti i shtetit pranoj mandatin për themelim të përbërjes së re teknike të Qeverisë, me premtim se i gjithë procesi do të zhvillohet mbi bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së RMV-së, me shpresë që përbërja e re e Qeverisë, do të jetë komfort përcaktimeve ligjore, me përgjegjësi dhe detyra që dalin nga themelimi i saj”, deklaroi Xhaferi. /shenja

Related posts

Sulmi në veri thuhet se është kryer nga njësi të specializuara të sigurisë së Serbisë

Muhamet Ramadani

Dogana kthen një automjet me dinar serb në Jarinje

Muhamet Ramadani

Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe: Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit dëmtuan mbi 85 mijë objekte civile në Iran

admin