RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite: Në thellësi të qytetit Khan Younis po zhvillohen konflikte intensive

ushtria-izraelite:-ne-thellesi-te-qytetit-khan-younis-po-zhvillohen-konflikte-intensive

Ushtria izraelite njoftoi se në thellësi të qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës po zhvillohen “konflikte intensive”, transmeton Anadolu.

Ushtria izraelite lëshoi një deklaratë me shkrim lidhur me sulmet dhe konfliktet në vazhdim.

Në deklaratë thuhet se konflikte intensive po zhvillohen mes forcave izraelite dhe grupeve të rezistencës në Gaza.

Forcat ajrore izraelite po kryejnë sulme në zona të ndryshme të Khan Younis, theksohet në deklaratën ku thuhet se janë goditur objektivat ushtarake që i përkasin Hamasit.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se tanket dhe snajperët e ushtrisë izraelite janë në konflikte intensive në rajon.

Forcat izraelite sulmuan një objekt të infrastrukturës që i përkiste Brigadave Izzeddin Kassam në veri të Rripit të Gazës, informohet në deklaratën ku thuhet se shumë raketa antitank u gjetën në një ndërtesë për të cilën pretendohet se përdorej nga anëtarët e rezistencës.

Edhe forcat detare izraelite thuhet se zhvilluan sulme intensive ndaj zonave pranë brigjeve të Rripit të Gazës.

Related posts

Raportohet dorëheqja e Rifat Latifit nga pozita e Ministrit të Shëndetësisë

admin

OKB: Mbi 140 ekzekutime në Iran në 2023

admin

Demokratët përgatiten për të emëruar nënpresidenten Kamala Harris si kandidate për presidente para 7 gushtit

admin