Kanella pluhur është një shtesë mjaft e këndshme jo vetëm në ëmbëlsira por edhe në kafen e mëngjesit. Dikur ajo ishte erëza më e kërkuar në botë. Për të, kanë luftuar e janë shuar shumë qytetërime e kombe.
Kanella thuhet të ketë qenë erëza e preferuar e mbretërve dhe perëndive ndaj roli i saj në shëndet vlerësohet shumë.
Kohët e fundit ka patur rekomandime të shumta për të pirë kafenë e mëngjesit me një shtresë të hollë kanelle.
Kanella mund të zëvendësojë sheqerin
Studimet konfirmojnë se pirja e kafesë është diçka e mirë për trurin.
Por nëse kafenë e pini me qumësht dhe shumë sheqer, atëherë më siguri nuk po e ndihmoni trurin.
Kanella është e ëmbël dhe zbut dëshirën për sheqer.
Për më tepër, falë saj, kafeja do të ketë më pak kalori.
Kanella shmang nivelet e larta të sheqerit në gjak
Ushqimet e pasura me karbohidrate shkaktojnë një rritje të menjëhershme të nivelit të sheqerit në gjak, që në vetvete nxit prodhimin e insulinës.
Më pas, vërehet një rënie e menjëhershme e sheqerit që nxit oreksin dhe nepsin.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org kanella ndihmon në ruajtjen e niveleve të qëndrueshme të sheqerit në gjak.
Ajo vonon përthithjen e glukozës në gjak dhe rrjedhimisht dëshirën e tepërt për ushqim.
Kanella për diabetikët
Kanella është efikase në uljen e nivelit të sheqerit në gjak nëse përdoret rregullisht.
Ajo mundet të ulë kolesterolin.
Nëse jeni diabetikë atëherë mjafton gjysëm luge çaji me kanellë në kafenë e mëngjesit për të ruajtur nivelet e qëndrueshme të sheqerit në gjak.
Kanella kundër mbipeshës
Kanella ndihmon në humbjen ne peshë, duke ju mbajtur të ngopur për më shumë kohë.
Sheqeri i tepërt në gjak, transformohet në yndyrë që akumulohet në organizëm.
Kanella përshpejton metabolizmin duke e vënë në punë sheqerin dhe jo duke e magazinuar atë.
Për më tepër, kjo erëz e mirë përmirëson tretjen dhe përthithjen e ushqyesve nga organizmi.
Kanella kundër inflamacionit
Kanella është e pasur me antioksidantë ndaj mbron qelizat dhe indet nga dëmet e stresit oksidues
Në këtë mënyrë, kjo erëz ëshë efikase kundër inflamacionit dhe sëmundjeve që shoqërohen me dhimbje si artriti.
Kanella për qarkullimin e mirë të gjakut
Kanella hollon gjakun dhe përmirëson qarkullimin e tij.
Kjo aftësi e bën kanellën mike të zemrës sepse parandalon sëmundjet që i kanosen asaj.
Kanella kundër mykut dhe infeksioneve
Infeksionet ose prania e mykut në organizëm tregon se imuniteti i njeriut është kompromentuar.
Këto infeksionet si në rrugët e frymëmarrjes ashtu edhe në organet gjenitale kanë tendencën të rishfaqen ndaj një dozë e vazhdueshme e kanellës në kafenë e mëngjesit është një zgjidhje e mirë.
Kanella përmirëson shijen e kafesë
Kanella dhe kafja përshtaten shumë mirë me njëra tjetrën jo vetëm në shije por edhe në stimulimin e trurit.
Një filxhan me kafe i pasuruar me kanellë, ju ndihmon ta nisni ditën mbarë dhe të përqendroheni më shumë në punë.
Kujdes me kanellën
Shkopinjtë e kanellës së vërtetë dhe të shëndetshme janë të hollë dhe të ngushtë.
Lloji toksik i kanellës i njohur si Cassia vjen në formën e shkopinjve të trashë, me një shije dhe aromë të thellë.
Kjo kanellë dëmton veshkat dhe mëlçinë dhe është veçanërisht e rrezikshme për njerëzit që konsumojnë ilaçe për hollimin e gjakut.